Sa here keni thene qe do filloni te humbisni peshe neser? Ose duke filluar nga e hena? Apo pas pushimeve? Besoj se ia keni thene vetes kete gje me shume sesa nga sa po e kujtoni tani. Edhe une, sikurse dhe ju, shume here kam provuar te humbas peshe, me pas e kam rifituar, me pas e kam rihumbur, derisa arriti nje moment kur nuk kisha me deshire te rifilloja perseri sepse po behej gjithnje e me e veshtire.
Arriti nje pike ku nuk me pelqente me vetja. Nuk doja te dilja me ne foto (pervecse kur me detyronin: shihni foton me poshte. :)) E kisha gjithnje nje justifikim: Po bej ushtrime, por s’po bie. Jam me pushime, do filloj me vone. Do bej diete, do bej agjerim, do bej ushtrime. I beja, por jo vazhdimisht dhe ne momentin qe i lija, shtoja perseri ne peshe. Para disa vitesh e arrita qellimin, por me pas dicka traumatike ndodhi ne jeten time, qe me beri te shtoja perseri duke mbrojtur veten dhe emocionet e mia nga bota e jashtme.
Pasi vendosa te kujdesha edhe nje here per veten time dhe te arrija peshen e deshiruar, nuk ishte vetem ana fizike per te cilen me duhej te kujdesesha, por edhe ajo emocionale. Prandaj vendosa te ndaj me ju cdo gje qe kam mesuar dhe t’ju ndihmoj te arrini objektivat tuaj gjithashtu.
Pasi u shperngula ne Hawaii, kisha mjaftueshmerisht kohe per t’u kujdesur per veten time dhe per ta bere humbjen e peshes nje prioritet. Prioritet do te thote te mos hiqja dore derisa ta arrija dhe gjithashtu t’i perekushtohesha vetes sime ashtu sic do e beja me nje klient. Pjese e perkushtimit eshte gjithashtu shendeti mendor dhe emocional. Me ndihmen e duhur, nga vetja ime, bashkeshorti dhe terapistet, arrita te arrisja qellimin e humbjes qe 20kg brenda 7 muajve. Arrita gjithashtu nje balance ne mendjen time, ne menyren e te ushqyerit dhe te zakoneve te mia. Mbi te gjitha fillova te doja veten me shume kur e shihja ne pasqyre, kur beja foto, ndihesha me e lehte dhe me e shendetshme se kurre me pare. Mesazhet tuaja jo vetem te inkurajimit, por te inspirimit, bene qe te ndaja keto mesime me ju.
Perse FALAS? Sepse besoj se informacioni duhet t’u jepet falas kujtdo. Perdoreni kete kurs per aq kohe sa ju duhet dhe nese doni me shume inkurajim, terapi apo te ecni perpara te shoqeruar permes Hipnoterapise, ThetaHealing mos hezitoni te na kontaktoni. Do jemi te lumtur t’ju ndihmojme.
Kemi vene gjithashtu ne dispozicion nje grup suporti, ku mund te mbeshtesni njeri-tjetrin, te ndani udhetimin tuaj dhe te gjeni suportin qe keni nevoje.
Eshte kenaqesia ime t’ju ndihmoj ne kete udhetim!
Shpresoj qe nga ky kursi do mesoni dicka me shume per veten tuaj dhe do ju sherbeje ne shume fusha te jetes, se si te arrini qellimet tuaja realitet dhe se si te arrini peshen tuaj ideale nder to.